BIOGRAFIA
Ndue (Nokë) Sinishtaj ka lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Kshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7km në largësi të qytezës së Tuzit.
Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. I takon një familjeje të madhe, familjes së Shytajve e cila numëronte rreth 60 anëtarë që mblidheshin të gjithë në të ashtuquajturën “Kulla e Shytajve”. Ai është fëmija i katërt me rrallë nga trembëdhjetë fëmijët e familjes Sinishtaj. Ndërsa jeta baritore, do të ishte edhe mjeti kryesorë për mbijetesë, profesion të cilin edhe vetë Noka do ta ushtronte në fëmijëri.
Shkollën fillore e filloi në Kshevë dhe Tuz me mësues që flisnin të folmen e Malësisë së Madhe, për të vazhduar drejt një kryeqendre siç është qyteti i Zarës dhe ai i Pazinit ku përfundoi gjimnazin klasik. Nga qendrat ballkanike si Zagrebi dhe Rijeka ku fillon studimet për teologji, Noka, merr rrugën drejt një qendre të madhe evropiane siç ishte Firenca e Italisë ku edhe diplomohet për teologji. Jeton në Luzern dhe punon si përkthyes.